Home Webkos Ofertat RrPP Përmbajtja Kontakti Impressum
 
Webdesign          
Webhosting          
Shop                      
Mbështetje & Login
1.Rregullorja e punës

Të gjitha kontratat në mes të WebKos- it, si punëdhënës dhe kontratëdhënësit i nënshtrohen Rregullores së Përgjithshme të Punës (RrPP).
Të gjitha mosrepektimet e marrveshjes mbi bazë RrPP nga kontratëdhënësi WebKos- i nuk i njehë. Çdo ndryshim, përmirësim ose edhe vazhdim i RrPP ose rregullave të caktuara vlejnë vetëm me shkrim të vërtetuara nga WebKos-i.


2. Nënshkrimi i kontratës

Me pranimin e kontratës nga klientët si dhe me pëlqimin e ofruesit të shërbimeve (provideri) vjen deri te nënshkrimi ose marraveshja e kontratës.
Kontrata vlenë në bazë te listës së çmimeve të kalkuluara kga webkosi që janë të publikuara në faqen www.webkos.de ose www.webkos.net. Pas marr- veshjes klientit i dërgohen të gjitha shënimet hyrëse (si për sferën administrative ashtu edhe për FTP hyrje) përmes E-mailit në E-mailin e dhënë nga klienti. Përgjegjësinë e msheftësisë së shënimeve e mban vetë klienti. Dhe kjo nuk ka ndikim në kontratë.


3. Ofertat, Çmimet dhe Shërbimet

Çdo ofertë është e kalkuluar nga WebKos-i dhe zgjedhja e tyre është e lirë nga ana e klientëve. Të gjitha çmimet janë të publikuara në faqen www.webkos.de ose www.webkos.net . Çdo ofertë, çmim, dhe shërbim privideri - WebKos-i e ka të drejtën e ndryshimit.
Për çdo ndryshim të çmimeve apo shërbimeve WebKos-i është i obliguar së paku 4 javë para aplikimit të tyre ti lajmron klientët përmes E-mailit direkt ose përmes Webfaqes tonë .

4. Pagesat dhe lidhjet bankare

Çdo pagesë bëhet në bazë të ofertës së vetë zgjedhur nga klientët dhe marraveshjes së WebKos-it.
Çdo pagesë bëhet paraprakisht për ofertën- pakon e caktuar. Çdo ofertë ka një kufizim në serverin tonë si në vendin e ruajtjes ashtu dhe në transferin e shënimeve të cilat janë të cekura në pakot e veçanta që i keni lexuar në webfaqen www.webkos.de. Dhe çdo tejkalim i këtyre kufizimeve paguhet veçmas sipas tarifave të caktuara gjithashtu në faqen www.webkos.de.
Logaritë dërgohen përmes E-mailit dhe pagesa bëhet në mynyrë te sigurtë nëpërmes ndërmjetësuesve në Kosovë dhe për klientët në Evropë e gjetiu përmes bankës.
Menjëherë pas marrjes së E-mailit nga WebKos-i klienti është i detyruar brenda një jave ta bënë pagesën.
Lidhjet tona bankare nė KOSOVĖ:
Personi Muharrem Musa
Banka: RAIFFEISEN BANK
Numri logaris: 15-0500-10003903-17
Sqarim: klientėt tė cilėt porositin regjistrimin e domenėve nga Kosova duhet gjithėsesi ta japin edhe numrin e telefonit, sepse pa njė kontakt personal nuk ėshtė i mundur regjistrimi i domenit.
Pėr shkak tė keqėpėrdorimeve nė internet nuk bėjmė regjistrimin e domenit pa pagesė paraprake pėt kohen e caktuar nė paketat pėrkatėse (Ju faleminderojmė pėr mirėkuptim). Informata plotėsuese mund tė merrni edhe pėrmes kontakt personal me parnerin tonė nė Gjakovė - aasoft.
Pėr klientet tonė tė ri tė cilėt gjinden nė diasporė, shėnimet tona bankare i dėrgojmė direkt pas porosisė sė domenit.


5. Kohëkalimi dhe lajmrimi i anulimit të kontratës

Çdo kohëkalim i kontratës është i shënuar në faqen www.webkos.de te ofertat-pakot përkatëse dhe vazhdohet aq gjatë sa është bërë pagesa.
- tek pagesat për 24 muaj vazhdohet 24 muaj
- tek pagesat për 12 muaj vazhdohet 12 muaj
- tek pagesat për 6 muaj vazhdohet 6 muaj
- tek pagesat për 3 muaj vazhdohet 3 muaj
Çdo lajmërim i anulimit të kontratës për klientët në Evropë dhe vende tjera duhet të jetë me shkrim, për klientët e Kosovës duhet të kalojë nëpërmes të përfaqësuesve të caktuar që i ka WebKos-i në Kosovë.
Çdo lajmrim i anulimit të kontratës me anë të E-mailit nuk merret parasysh.


6. Sigurimi i shënimeve

Klienti ia parashtron kusht WebKos-it që të garentohet që çdo shënim i webfaqes së tijë i cili nuk publikohet nga vetë klienti të mos shihet nga personi i tretë.
Dhe WebKos-i si provaider i siguron klientët se një siguri e tillë është e kategorisë së lartë dhe garanton që çdo shënim i klientëve nuk shihet nga personi i tretë. Klienti është i detyruar që shënimet që i transporton në serverin tonë ti ketë gjithsesi të siguruara si kopje edhe tek ai vetë (privatë).
Ne bëjmë sigurinë e shënimeve në intervale të caktuara dhe nëse ndodh që një klient të aktualizojë webfaqen në mynyrë te gabuar duhet menjëher të lajmrohet dhe ta dërgoj emrin përdorues dhe shifrën e tijë në mynyrë që ne të bëjmë rikthimin e shënimeve. Mirpo nëse kryhet një rikthim i tillë klienti e merr çdo rrezik në përgjithsi .


7. Përmbajtjet e publikuara në webfaqe

Përmbajtjet e publikuara në webfaqe përmes WebKos-it janë ligjërisht të lira, klienti duhet të siguron se nuk do të lëndohet pësoni i tretë.
Për shkak të çmimeve tejet të kalkuluara nga ana e WebKos-i nuk është e mundshme në raste të caktuara të kryhet kontrollimi i përmbajtjeve sidomos i programeve / scri- pteve të programuara nga vetë klientët dhe përgjegjësinë për ndonjë keqpërdorim të përmbajtjeve ose të programeve / scripteve e mbanë klienti. Klientët janë të obliguar që para ruajtjes në server ta bëjnë verifikimin funksional të tyre.
WebKos-i nuk kontrollon programet e ndryshme te programuara nga vetë klientët dhe nëse ndodh një gjë e tillë që një program i ndonjë klient të pengon funksionimin e serverit tonë WebKos-i eshtë i detyruar që ta bllokoj webfaqen e klientit për kohë të caktuar deri sa të zgjidhet problemi me klientin dhe përgjegjsia mbetet tek klienti.
Nëse WebKos-it lajmrohet se është lënduar me përmbajtje personi i tretë atëher ne jemi të obliguar të vendosim kontakt me klientin dhe mund të vijë deri tek bllokimi i webfaqes për kohë të caktuar.
Këto rregulla vlejnë edhe në rast se thyhen ligjet e përmbajtjes publike si në Gjermani ku është serveri ynë apo edhe në vendin përkatës të klientt.
Në ofertat e caktuara në webfaqen e WebKos-it nuk guxojnë të përdoren përmbajtje publike erotike, vetëm nëse egziston një kontratë e veçantë Klient–WebKos.


8.Email Account

Përmes programit tonë që klienti e posedon në gjuhën shqipe nuk guxon ta përdorë për raklama të ndryshme vetëm në raste se egziston pelqimi i pranuasit të E-mailit.

9. Emri i domenit

Emri i Domenit zgedhet në mynyrë të lirë nga vetë klienti. Duke pasur parasysh se ne nuk e bëjmë ndarjen e domenëve nuk kemi mundësi që të ndikojmë në dhënjen e nonjë emri të caktuar. Ne kryejmë regjistrimin e domenëve tek organizatat e caktuara dhe ne jemi vetëm një ndërmjetësues në mes klientit dhe organizatës në fjalë.
Për emrin e domenit e mbanë përgjiegjsinë vetë klienti.
WebKos-i nuk merr përsipër kohëzgjatjen e një domaini ajo varet nga vetë klienti.
Një domen është i plotëfuqishëm vetëm nëse merret vendimi nga organizata e caktuar.
Në rast se një domen i regjistruar, kërkohet nga personi i tretë kjo aplikohet vetëm në marraveshje me klientin. Në raste të jashëzakonshme, nëse vjenë deri tek vendimet gjygjsore atëher WebKos-i e bllokon domenin dhe deri në vendimin final gjygjësor nuk ja lejon personit të tretë.
Në mes WebKos-it dhe klientit qëndron jë kontratë për emrin e domenit dhe kjo i shërben klientit në rast se e ndrron partnerin teknik (provaiderin).
Për çdo emër te ri WebKos-i është i detyruar të lëshojë llogari të veçantë në baze të tarifave të publikuara në webfaqet e WebKos-it.


10.Përgjegjësia dhe e drejta e dëmtimit

Shërbimi që i kryen provaideri (WebKos-i) është vënia në gadishmëri e webfaqes së një klienti për thirrje në rrjetin e internetit me vendosjen e sajë në Webserverin e proveidrit (WebKos-it). Për pengesat që mund të jenë në kuadër të rrjetit të internetit WebKos-i nuk merr përgjegjësi. Çdo e drejtë për pagesën e dëmit është ligjërisht e mbyllur.


11. Mbrojtja e shënimeve (të dhënave)

Shënimet e klientit posa të arrijnë në webserverin tonë bëhet menjëherë ruajtja e tyre në mënyrë elektronike. WebKos-i ka të drejtë për të kërkuar informacione nga klienti për shënimet e dyshuara, të ruajtura në webserverin tonë.
WebKos-i është i detyruar që shënimet e klientit të mos shihen nga personi i tretë nëse klienti nuk e ka dhënë pëlqimin. Ky detyrim nuk vlenë nëse proveider është i detyruar që një pjesë të shënimeve për çështje teknike që janë të nevojshme psh. statistikat ti ofrojë në webserveret internacional. Klientit i është e njohur që provaideri për çështje teknike duhet të ketë kontrollë në shënimet e ruajtura në webserver por çdo mundësi që të tjerët ti shohin shënimet e pa publikuara nga klienti është e mbyllur.
Për ruajtjen e shënimeve si dhe aktualizimin e tyre në webserverin tonë vendos vetë klienti

12.Të ndryshme

Nëse ndonjëra prej pikave të rregullores nuk është e çartë atëherë klienti është i obliguar që të kërkon sqarime nga WebKos-i.
Qëllimi ynë kryesorë është që të kemi një sqarim të plotë në mes të detyrave dhe obligimeve të WebKos-it dhe të klientit.

Me anë të kësaj rregullorje WebKos-i premton për një punë shumë serioze dhe me një kompetencë të plotë.



abononi
www.
.
provo
kliko këtu
         © 2002 - 2003  W E B K O S